Kiara u surprizua nga vëllai saj i vogël. Ajo kishte mundësinë të fliste me kamër me të, përmes ekranit që ndodhet në dhomën e ndenjes. Kiara u shpreh se e ka marrë shumë malli për vëllain e saj dhe se ka nevojë për një përqafim tani.
Ajo e pyeti vëllain nëse ai e ndjek atë në Big Brother, ndërsa ai u shpreh se e ndjek shpesh herë. Vëllai i tha Kiarës se ajo pi shumë cigare dhe i kërkoi asaj të mos konsumojë aq shumë. Ai bëri një koment edhe për Luizin. I pyetur nga Kiara se si i duket burri i saj, i vëllai u shpreh se i duket shumë i bukur. Gjithashtu Kiara shumë kurioze për mendimin e vëllait e pyeti si i duket Luizi.
Kiara: Si të duket burri i motrës, Luizi?
“Shumë i bukur, mezi pres t’ju takoj të dyve në Tiranë”, i tha i vëllai Kiarës.












