Moderatorja e njohur Kiara Tito së fundmi ka ndryshuar stilin e saj të veshjes. Kaq ka mjaftuar që fansat në rrjetet sociale të ngrenë dyshime se çifti Kiara-Luiz së shpejti do të bëhen prindër.
Shumë fansa kanë thënë se Kiara m veshjen e fundit po tregon se është në fillimin e shtatzanisë. Më parë, Kiara ekspozonte vazhdimisht barkun e saj dhe vishej shkurt, tani ajo vishet me rroba që janë të madhësisë më të madhe.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpi të Big Brother VIP çifti Kiara-Luiz, disa herë kishin shpreh dëshirën që të bëhen prind të një fëmije. Madje, këtë e kishte thënë edhe Kiara në disa intervista.












