Armaldo dhe Kiara krijuan një raport të ngushtë dhe shumë të afërt në “Big Brother VIP”. Por, dinamikat e lojës ndryshuan dhe ata nisën përplasjet, shkak u bë afrimi i Maestros me Oltën duke i kërkuar asaj të nxjerrë Kiarën. Kjo pasoi me debate të ashpra mes tij e Luizit dhe rrjedhimisht pati krisje edhe me Kiarën.
E duket se debate mes tyre ka pasur edhe jashtë. Kiara deklaroi pas rikthimit në shtëpi deklaroi se askush nga ish-banorët nuk e ka telefonuar. Gjë që sipas Armaldos është e pavërtetë.
“Dje Kiara tha “si s’më mori njeri në telefon kur isha jashtë”. Në fakt e kam kontaktuar sepse kam shumë vlerësim për Kiarën dhe doja ta takoja sepse pas daljes e di dhe vet si ndihesh”- shkruan Armaldo në një status në Instagram.
Më pas ka publikuar mesazhine një ndjekësje që i shkruan ta fshijë postimin sepse nuk e pati me gjithë banorët por me Efin. Krah mesazhin ai shkruan: “Ju jeni interesantë. Unë ju thash se e mora nuk ju thash si shkoi telefonata. Kështu që ju di Maestro fort mos u përfshini më shumë se i zoti i punës”.












