Kryeministri Edi Rama ka lëshuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, për një ndërtim të paligjshëm në një zonë të gjelbëruar pranë qytetit.
Duke folur për kontrollin mbi territorin, Rama u shpreh i indinjuar se si është e mundur që një ndërtim i tillë të ndodhë në mënyrë të hapur, pa asnjë ndërhyrje nga autoritetet lokale.
“Si mundet të ngrihet njëri dhe të marrë fadromën dhe të hapë 500 metra në kodër, kodra atje gjithë e gjelbëruar, e hap njëri pa leje mbi kokën e Ermal Dredhës? 500 metra në shkëmb dhe policia nuk di asgjë? Kjo nuk është e mundur” tha Rama.












