Luiz Ejlli ka befasuar ndjekësit ditën e sotme, pas deklaratës së tij se kë dëshiron të shoh në finale.
Sipas tij finalistët janë ai vetë, Nita, Kristi dhe Dea. Befasia e madhe nga Luizi është fakti që mungon emri i Kiarës ne finale.
“Unë them se 4 finalistët janë, Luizi, Nita, Kristi dhe Dea. Të tre që përmenda për këtë arsye i dua jashtë, tani i shoh edhe si lojtar e si publik. Nita përfaqëson Kosovën, pati fat, por fati pjesë e lojës është. Dea, vajza që ishte inekzistente, por pastaj përdori mënyrat e veta… Por, vajzë qytetare, simpatike, familje artistësh, shumë e ndjeshme, i shkojnë lotët direkt dhe kjo godet te publiku. Kristi i veçantë, nuk marrim vesh si hyri e si vazhdon… Ky djalë i veçantë në modelin po a për mirë e për keq…”, tha Luiz Ejlli.












