Ilir Meta ka komentuar vendimin e KQZ për të mos regjistruar asnjë Parti Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një intervistë për “Abc News”, Meta tha se nuk hyn në çështjen e brendshme të PD por konfirmoi se do te mbeshtese kandidatët e “Primareve” të Sali Berishës.
“Me Partinë Demokratike kemi një marrëveshje të bërë publike prej kohësh. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë do të shkojmë në zgjedhje. Koalicioni është firmosur prej muajsh. Çështja e regjistrimit të kandidatëve është një cështje teknike. Nuk dua të hyj në çështjen e brendshme te PD sepse e ka zgjidhur populli në 6 mars. Jemi drejt triumfit të opozitës kundër një regjimi monist“, tha Meta pas vendimit të KQZ-së.
Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Me pak fjalë, momentalisht KQZ nuk regjistron grupin e Alibeajt as grupin e Berishës me logon e Partise Demokratike.












