Juristi Kreshnik Spahiu tha se Blendi Gonxhja është pjesë e trashëgimisë së re politike të Edi Ramës, dhe një nga tre figurat që do kenë peshën kryesore në 6-7 vitet e ardhshëm.
Sipas tij, Veliaj, Gonxhe dhe Belinda Balluku janë 3 liderët e ardhshëm të Partisë Socialiste.
“Ramës i duhet që të zgjedh një ekip të ri. Blendi Gonxhja më shumë se sa një ministër i një super ministrie është projekt i ri i Edi Ramës për një nga tre figurat qendrore të kësaj partie. Rama po përgatit një lloj trashëgimie të re politike. Në trashëgiminë e tij politike ai ka projektuar tre figura qendrore, tre figurat qendrore të ardhshme të Partisë Socialiste janë erion Veliaj, Belinda Balluku dhe Blendi Gonxhja. Unë këta shikoj për Partinë Socialiste e pas 6 apo 7 viteve si figura qendrore”, Kreshnik Spahiu












