Sabiani ka filluar të ndryshojë mendimin e tij për Kristin i cili ka kijuar një lidhje dashurie me të bijën e tij, Keisin.
Por gjatë ditëve në shtëpi duket se qëndrimi i tij ka ndryshuar pasi Sabiani ka shtangur të gjithë me deklaratën e tij, duke thënë se “Pak nga pak Kristi po i futet në zemër”. Produksioni i vendosi Sabianit një kolazh me video ku çifti Kristi-Keisi puthen “fshehurazi” në shtëpinë e Big Brotherit.
Keisi: Unë me babain kemi një marrëdhënie shumë të bukur, por kjo situatë është shumë e sikletshme.
Sabiani: “Kam qënë konfuz, skeptik. Në atë gjendje që isha jashtë, nuk po duroja dot më. Vendim i vështirë. Por edukata e Kristit, respekti i tij më pëlqeu. Ishte diçka që e mundonte. Ardhja ime e mundonte. Kristi po më futet në zemër“












