Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish të jetë i pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke, një sfidë kyçe për Kombëtaren Shqiptare në kuadër të Nations League.
I pozicionuar në tribunën VIP dhe i përqënduar te sfida, Rama u shfaq i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Ndryshe nga herët e tjera, sot mungonte Zaho dhe Linda Rama ndërsa kryeministri po e ndjek ndeshjen mes miqsh.
Atmosfera në stadium është padyshim elektrizuese, me rreth 22 mijë tifozë që po krijojnë një spektakël të vërtetë kuqezi, ku të gjithë presin vetëm një rezultat: FITOREN.












