Kryeministri i Bavarisë, Markus Soder ka ndarë në rrjete sociale një foto me kryeministrin Rama, gjatë forumit të CSU të mbajtur këtë të enjte, ku kreu i qeverisë shqiptare ishte i ftuar nderi në forum.
Në postimin e tij, Söder vlerëson maksimalisht lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Bavarisë. Ai deklaron se Bavaria ka thelluar partneritetin në fushën e bizneseve, si dhe nënvizon se Shqipëria i përket Bashkimit Europian.
“Shumë faleminderit Kryeministrit Edi Rama për vizitën në manastirin e Banz. Bavaria dhe Shqipëria kanë një lidhje të fort mes tyre. Franz Josef Strauss ka hedhur themelet e kësaj miqësie të fortë me një vizitë në Shqipëri. Gjithashtu ne kemi thelluar këtë partneritet nëpërmjet Zyres së bizneseve Bavareze në Tiranë. Le ta themi qartë: Shqipëria i përket Bashkimit Europian”, shkruan Söder.












