Shumë zona me densitet të lartë urban vuajnë mungesën e parqeve, lojërave dhe lehtësive sportive ne te gjithe qytetet e vendit.
Me synim krijimin e një hapësire publike me cilësi të lartë dhe kushte gjithëpërfshirëse që do të mundësojë ringjalljen e jetës komunitare dhe konsolidimin e frymës së komunitetit aktiv, Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton në disa bashki programin kombëtar “Dua të luaj”.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga projekti i kompleksit të fushave dhe parkut te ri që do të ndërtohen në Lezhë, pjesë e programit të ri kombëtar.
“Me hapësirën më të re të projektit “Dua të Luaj”, krijuar në Lezhë si pjesë e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama teksa publikon pamjet.












