Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për reformën e pensioneve deklaroi se Banka Botërore dhe FMN i kishin kërkuar qeverisë shqiptare që të ulte pensionet dhe të rriste çmimet e energjisë.
Rama u shpreh se qeveria shqiptare i ka thënë “Jo” këtij skenari. Gjithashtu, kreu i qeverisë nënvizoi se reforma e pensioneve në vitin 2014 ka qenë e suksesshme dhe rriti ndjeshëm pensionet.
“Banka Botërore na kërkoi të ulnim pensionet dhe të rrisnim çmimin e energjisë. Përgjigjja jonë ishte JO. Ne do të reformojmë sistemin. Nuk rrisim çmimin e energjisë sepse do të reformojmë sistemin dhe do të garantojmë që të gjithë të paguajnë. Kjo ka ndodhur. Ashtu sikundër në sistemin e pensioneve është menduar sot për sot dhe u krijuan premisat e një skeme në prag të kolapsit”, tha Rama.












