Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve: Sulmi ndaj Luarasit, e gjej nëpër dosjet e komunizmit…

by Rilindje
09/09/2026
in POLITIKË
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve: Sulmi ndaj Luarasit, e gjej nëpër dosjet e komunizmit…

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula reagoi sot ndaj videos së një dite më parë ku disa vajza arrogante ndaluan dhe agresonin me një fjalor fyes e poshtërues deputeten e PS Iris Luarasi ndërsa ajo i ishte drejtuar kuvendit, brenda një qendre tregtare.

Linçimi publik, bërja e videos dhe më pas hedhja e videos për përhapje masive në rrjetet sociale, është kthyer në një mjet nga disa protestues për të poshtëruar deputetët.

Për Gentiana Sulën, një veprim i tillë i një “drejtësie popullore” nuk është një gjë e re në Shqipëri, e gjen kudo në dosjet e komunizmit për të poshtëruar intelektualët e ata që mendonin ndryshe nga regjimi. Thjesht sot, po përdoren mjete të tjera, shkruan Sula në shënimin e saj në Facebook.

Postimi i plotë:

“Ka diçka thellësisht të njohur në sulmet publike, fyerjet dhe talljet që po shohim sot. Ato sjellin jehonën e një kulture që menduam se e kishim lënë pas: kulturën e turpërimit publik, ku njeriu nuk kundërshtohej me argument, por poshtërohej për t’u nënshtruar.

Sulmi ndaj Iris Luarasit më kujtoi pikërisht këtë trashëgimi të errët. Në komunizëm, “drejtësia popullore” shpesh nuk kërkonte të vërtetën. Ajo kërkonte turmën, duartrokitjen, stigmen dhe frikën. Sot, sa herë që debati zëvendësohet nga linçimi moral, ne rrezikojmë të ushqejmë të njëjtën kulturë, me mjete të reja.

Nuk ka rëndësi nëse jemi dakord apo jo me një person publik. Dinjiteti njerëzor nuk mund të jetë subjekt votimi. Dhe liria e shprehjes humbet kuptimin e saj kur shndërrohet në të drejtë për të poshtëruar.

Unë besoj se shoqëria e lirë është e papajtueshme me kulturën e poshtërimit. Shqipëria ka nevojë për më shumë mendim, më shumë ndjeshmëri dhe më shumë respekt. Sepse demokracia nuk fillon te fitorja ndaj tjetrit. Fillon te dinjiteti i tij”, shkruan Sula.

NGA KATEGORIA

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ U përjashtua apo jo? Ky është VENDIMI final për Elisa Spiropalin…

14/11/2026
“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…
POLITIKË

“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ U përjashtua apo jo? Ky është VENDIMI final për Elisa Spiropalin…

14/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!