Sali Berisha nuk përfitoi asnjë fond nga KQZ, pasi paratë i kaluan PD se Alibeajt.
Në një komunikim me gazetarët jashtë parlamentit, Berisha u shpreh se ai do të financohet kontribute vullnetare të anëtarëve. Shumë shpejt u shpreh Berisha do të bëhet publike edhe rregullorja për përballimin e fushatës.
“Një nga aktet më të turpshme më të shëmtuara është se mundin e 620 mijë qytetarëve që votuan PD, grabiten nga një grup vegla, pengje të Ramës dhe grabitën 2 mln euro dhe përfaqësuesit e 620 mijë votuesve në 61 bashki nuk marrin asnjë qindarke. Fushata jone po financohet dhe do fonacionet nga kontributet vullnetare të anëtarëve të saj. PD po e financon fryma e fitores. Ka një frymë fitore kudo”, tha Berisha.












