Luiz Ejlli ishte banori më i përfolur dhe më i ndjekuri në rrjetet sociale gjatë sezonit të dytë të Big Brother Vip. Tashmë që format përfundoi dhe ai u shpall fitues, kurioziteti i ndjekësve vijon të jetë akoma dhe më i madh.
Një ndër pyetjet për të cilët shqiptarët kanë pyetur veten, si dhe është trajtuar me dhjetëra erë nëpër studio televizive është fakti se ku kanë shkuar lekët e fituara nga “Instagrami” i mbyllur. Këngëtari u shpreh se çdo gjë është e faturuar dhe janë në dorë të sigurt, pra la të nënkuptohet se fitimet i ka marrë vetë ai.
“Gjithçka është me fatura, çdo gjë është bër nga biznese të ndryshme dhe është e faturuar. Unë i kam parë, e di sa janë dhe e janë në duar të sigurta për momentin”, tha Luizi












