Astrologia e njohur, Meri Shehu bëri një parashikimin për të gjitha shenjat e horoskopit për muajin korrik, por ajo gjithashtu kishte një këshillë edhe për kryeministrin Edi Rama.
Kur u pyet në lidhje me marrëdhënies e Ramës me Albin Kurti, Meri Shehu i propozoi kryeministrit tonë që të jetë pak më dinjetoz në arenën e “luftës” politike.
“Kemi një Gaforre dhe një Dash. Kurti është Dash, tipik luftarak kurse Rama eshte Gafore. Kurti ka bërë mirë që nuk e ka konfirmuar takimin me Ramën. Kur Kurti e priti bashkëpunimin dhe Rama e anuloi, tani pse shkon, për qokë? Rama është Gaforre dhe Gaforret janë të ndjeshme, e nuk e di se pse humbin për faza emocionale dhe harrojnë ndonjëherë të qenit i drejtpërdrejtë. Zoti Rama duhet të bëhet pak më dinjetoz, në aspektin e shenjave. Ndoshta nuk është udhëheqës lufte, nuk është zgjedhur për luftë sepse ka ardhur me pretendime të tjera, por në momente lufte nuk duhet të themi ‘JO’ “, tha astrologia Meri Shehu.












