Megjithëse ndodhet në “arrest shtëpie”, Sali Berisha vijon aksionin e tij qesharak duke thirrur nga ballkoni ndersa poshte tij ndodhen vetem një “grusht” militantësh.
“Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh”. Kështu është shprehur Genc Gjokutaj, avokati i Sali Berishës, duke folur nga protesta e sotme para mbështetësve demokratë.
Gjokutaj i garantoi mbështetësit e Berishës se do ta fitojnë çështjen gjyqësore dhe u kërkoi atyre që të bashkohen ndaj kësaj kauze.
“Të bëhemi bashkë se këta nuk janë trima, por janë mashtrues, deri më tani kanë mashtruar popullin. Tani këtyre nuk u duhet besuar as e vërteta. Përpara, se njerëzit i kanë hapur sytë. Për pjesën ligjore unë ju garantoj besnikëri ndaj çështjes tonë. Çështja do të fitojë. Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh”, tha Gjokutaj.












