Efi u bë e njohur nga pjesëmarrja e saj në Për’Puthen. Më pas erdhi eksperienca në Big Brother Vip e cila e bëri një nga vajzat më të pëlqyera për publikun e gjerë.
Efi së fundmi po flitet se do të kthehet në ekran në rolin e prezantueses. Burime pranë “Kryefjalës” bëjnë me dije se Efi do të kthehet në bazë por këtë herë në rolin e moderatores. Ajo pritet të moderojë programin e njohur për të rinjtë, “Për’Puthen” i cili deri më tani është drejtuar nga Bora Zemani dhe Ori Nebijaj.
Kujtojmë se dhe Kiara dikur shprehi dëshirën për ta moderuara Për’Puthen. Mbetet të presim për të kuptuar çfarë do të ndodhë me lëvizjet e tyre.












