Pas propozimit të Qeverisë Rama, ERE miraton çmimet e reja të energjisë në vendin tonë.
Bordi i ERE ka vendosur që të ulë me 1 lekë për kilovat çmimin e energjisë elektrike në vitin 2025, pasi ishte 9.5 lekë për kilovat, shkon në 8.5 lekë.
Çmimi i energjisë elektrike shkon 8.5 lekë për familjarët që konsumojnë deri në 700 kilovat, kurse me vlerën 9.5 lekë do te faturohet për diferencën mbi 700 kilovat.
Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë, pa TVSH apo 11.4 lekë, me TVSH. Pra çmimi i energjisë elektrike ulet me 1 lekë, kështu me TVSH do të paguajnë 10.2 lekë nga 11.4 lekë që është aktualisht.












