Bluzat e bardha, janë sot në zi për ndarjen nga jeta të kolegut Dr. Spiro Leka. Doktor Spiro ishte mjek dhe kirug, profesionist i përkushtuar, i cili pjesën më të madhe të jetës së tij ia kushtoi profesionit dhe mjekësisë.
Doktor Spiro Leka ishte me një angazhim të palodhur dhe një zemër të madhe dha një kontribut të madh në fushën e kirurgjisë.
“Me hidhërim të thellë mësojmë lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Spiro Leka (Dr. Pirro), mjek kirurg, një profesionist i shkëlqyer, i papërtuar dhe një njeri me zemër të madhe. Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, ai u përkushtua për shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve, duke lënë pas një trashëgimi të vyer humanizmi dhe profesionalizmi. Dr. Pirro do të mbahet mend jo vetë si një profesionist që dha shumë në fushën e kirurgjise, por edhe si një intelektual, njeri kurajoz e me zemër të madhe. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit në këtë humbje të pazëvendësueshme” njofton Qendra Spitalore Berat.












