Monday, November 16, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

by Rilindje
15/05/2026
in AKTUALITET
LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të premte. Piktori i njohur shqiptar, Shyqyri Sako, një prej emrave më të rëndësishëm të skenografisë dhe pikturës së filmit në vend, i cili për më shumë se pesë dekada i dha artit shqiptar një kontribut të vyer dhe të pazëvendësueshëm, ka ndërruar jetë.

I njohur ndryshe si “piktori i filmave”, Shyqyri Sako ishte një nga artistët që hodhi themelet e estetikës dhe fizionomisë së dekorit në kinematografinë shqiptare. Me një karrierë mbi 50-vjeçare, ai mbetet një figurë e spikatur e Kinostudios “Shqipëria e Re”, ku punoi nga viti 1962 deri në daljen në pension në vitin 1997.

Shyqyri Sako lindi në vitin 1937 në Kolonjë. Hapat e parë në artin e vizatimit i mori në Korçë, pranë emrave të njohur të pikturës shqiptare si Guri Madhi dhe Vangjush Mio. Më pas kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ndërsa në vitin 1958 nisi studimet e larta në Institutin e Kinematografisë “VGIK” në Moskë. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike, ai u rikthye në Tiranë, ku përfundoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve si piktor filmi.

Karriera e tij artistike nisi në vitin 1963 me filmin “Detyrë e posaçme”, për të vijuar më pas me dhjetëra produksione të rëndësishme të kinemasë shqiptare. Ai realizoi skenografi, kostume dhe afishe filmash që sot konsiderohen pjesë e trashëgimisë artistike dhe kulturore shqiptare.

Ndër filmat ku Shyqyri Sako dha kontributin e tij si piktor dhe skenograf renditen: “Njësiti Gueril”, “Kapedani”, “Rrugë të bardha”, “Dimri i fundit”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Mësonjëtorja”, “Fundi i një gjakmarrjeje”, “Shpella e piratëve”, “Përdhunuesit” dhe shumë të tjerë.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ Aksident fatal në autostradë, kush është “SHEFI” i krimeve që humb jetën…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident fatal në autostradë, kush është “SHEFI” i krimeve që humb jetën…

16/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kobëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 5 persona…
AKTUALITET

E FUNDIT/ Aksident tragjik në aksin kombëtar, makina përplas këmbësorin

16/11/2026
E trishtë! Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh i artit Shqiptar (FOTO)
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Tjetër humbje e madhe, ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar…

16/11/2026
15 vite nga 21 Janari, pse nuk po mbyllen hetimet? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Klodian Braho
AKTUALITET

15 vite nga 21 Janari, pse nuk po mbyllen hetimet? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Klodian Braho

16/11/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

Ndahet papritur nga jeta zyrtarja e lartë e AKSHI, motra e saj jep lajmin e TRISHTË

16/11/2026
“Surpriza me motin!”/ Paralajmëron meteorologia: Çfarë do ndodhë të mërkurën…
AKTUALITET

“Surpriza me motin!”/ Paralajmëron meteorologia: Çfarë do ndodhë të mërkurën…

16/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Nëna e Kryemadhit kërkon pafajësi për 846 mijë euro dhe vilën/ Avokatët: Është pensioniste…
POLITIKË

Nëna e Kryemadhit kërkon pafajësi për 846 mijë euro dhe vilën/ Avokatët: Është pensioniste…

16/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident fatal në autostradë, kush është “SHEFI” i krimeve që humb jetën…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident fatal në autostradë, kush është “SHEFI” i krimeve që humb jetën…

16/11/2026
A do të mbahet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Rutte zbulon të vërtetën…
BOTA

A do të mbahet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Rutte zbulon të vërtetën…

16/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kobëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 5 persona…
AKTUALITET

E FUNDIT/ Aksident tragjik në aksin kombëtar, makina përplas këmbësorin

16/11/2026
E trishtë! Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh i artit Shqiptar (FOTO)
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Tjetër humbje e madhe, ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar…

16/11/2026
Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…
EDI RAMA

Rama: Nëse e lë vajzën jashtë shtëpisë, mund të dashurohet me ndonjë gangster…

16/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!