Edi Rama ka njoftuar ndryshime në kabinetin qeveritar duke bërë me dije formimin e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me ministër Blendi Gonxhen.
Me këtë vendim, shkrihet ministria e Kluturës me në krye Elva Margaritin ndërsa sektori i ekonomisë hiqet nga ‘ministria e Financave dhe Ekonomisë’ që drejtohet nga Ervin Mete. Kështu, ky i fundit do të drejtojë ‘Ministrinë e Financave’.
“Kam vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës. Për drejtimin e kësaj ministrie të re do t’i propozoj sot Presidentit të Republikës, zotin Blendi Gonxhe, një drejtues publik që ka spikatur për reformimin dhe modernizimin mbresëlënës të institucionit” njofton nder te tjera Edi Rama.












