Ditën e sotme është kryer ndryshimi i parë në kabinetin qeveritar pas zgjedhjeve të “11 majit”.
Këshilli i Ministrave ka shkarkuat nga detyra zv/ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Niko Hyka. Vendimi parashikon që lirimi nga detyra të hyjë në fuqi menjëherë dhe të publikohet në “Fletoren Zyrtare”.
Në të njëjtën mbledhje, me propozim të Kryeministrit Edi Rama është vendosur emërimi i Ina Majkos në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Rama e kishte paralajmëruar gjatë fushatës elektorale se vlonjatja e komunitetit rom Ina Majko do t’i besohet një post i rëndësishëm në kabinetin qeveritar.












