Në Devoll të Korçës ka nisur festa pas fitores së Partisë Socialiste.
Kjo është një përmbysje e rezultatit, pasi katër vite më parë në këtë bashki fitoi PD dhe ishte nje bastion demokrat.
Sipas rezultateve përfundimtare, PS mori 7082 vota, kurse PD 5870 vota. Diferenca mes socialistëve dhe demokratëve është 1212 vota. Tabela e rezultateve në Devoll: 
“Është mbi 1250 plus PS në Devoll është historike, ju e dini grafikun. Është rritje nga zgjedhjet në zgjedhje. Ia dedikoj këtë fitore, organizatës fantastike të Devollit që ka gjetur forcat të ngrihet mbi cdo dobësi të së shkuarës. Bëmë një përfaqësim shumë dinjitoz në cdo njësi, edhe në kuptimin e përfaqësimit. Respekt para punës së tyre dhe për një dorë të fortë që na kanë dhënë me PS. Kemi një mision të madh përpara duhet të anëtarësojmë Shqipërinë në Europë brenda këtij mandati” u shpreh Peleshi.












