Në qarkun e Dibrës vijon procesi i numërimit të votave ku Partia Socialiste momentalisht kryeson me rezultatin e thelle 59% te votave.
Deri në këtë momente në këtë qark janë numëruar kutitë e 58 qendrave votimi nga 222 qendra që janë në total.
Deri tani raportohej se PS ka marrë mbi 8600 vota, ose pak më shumë se 59%, që i jepte edhe mandatin e tretë në këtë qark, duke përmbysur një nga bastionet e demokratëve.
Kurse PD ndodhet në kuotën e 37%, ose 5365 vota, e përkthyer në vetëm 2 mandate.












