Reshje e dëborës kanë përfshirë Qarkun e Dibrës duke sjellë një situatë të rënduar në qarkullimin e automjeteve. Trashësia e reshjeve të dëborës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës ka arritur rreth 20 centimetra, ndërsa në zonat e thella varion deri në 40 centimetra.
Gjithashtu raportohet se është bllokuar qarkullimi në bypassin e Murrizit. Policia e Dibrës ka vendosur postbllok në rrethrrotullimin e Klosit dhe drejtojnë mjetet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Milot. Të njëjtën gjë bën edhe policia e Tiranës që nuk lejon mjetet drejt Bastar Murrizës.
Aksi kombëtar Peshkopi-Tiranë për momentin është i kalueshëm me zinxhirë, aksi Peshkopi-Kukës i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë, aksi Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë.












