Shtyhet takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Britaninë e Madhe në kuadër të turit të Diasporës, i parashikuar që të mbahej të dielën më 2 Qershor.
Takimi është shtyrë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme që do mbahen në Mbretërinë e Bashkuar. Ende nuk është caktuar një datë e re se kur do të zhvillohet, por burime për “Report TV” thonë se mund të jetë shtyrë për në shtator.
Më datë 16 qershor është parashikuar takimi me shqiptarët në Dyseldorf në gjermani.
Kryeministri Rama nisi më 12 maj në Athinë takimet me emigrantët shqiptarë. Më 26 maj, Rama u takua me bashkatdhetarët në Itali, në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’ të Milanos, ku morën pjesë mijëra shqiptarë.












