Nuk ka më dyshime! Duke nisur nga sot e në vijim, të gjithë pensionistët do të mund të marrin shpërblimin e dytë, bonusin e pranverës bashkë me vlerën mujore të pensionit.
Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi se bonusi i pranverës për pensionistët nis që nga data 1 mars. Rama u shpreh se bonusi i dytë për pensionistët është rezultat i reformave të kësaj qeverie.
“Bonusi i pranverës për pensionistët nis më 1 mars. Bonusi i dytë për pensionistët është rezultat i reformave tona”, tha Rama.
Të moshuarit me pension deri në 200 mijë lekë të vjetra do të përfitojnë 100 mijë lekë bonus, kurse ata që e kanë pensionin mbi 200 mijë lekë të vjetra do të përfitojnë bonusin 50 mijë lekë.












