Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Korçës, Dhionis Robert Kotmilo.
Ai e drejtoi Bashkinë e Korçës për një mandat, nën logon e Partisë Demokratike, gjatë viteve 1996-2000, duke qenë kryebashkiak edhe gjatë periudhës së trazirave të vitit 1997. Në vitin 2000, ai vendosi të mos kandidonte më, duke njoftuar dhe tërheqjen nga politika, duke qenë dhe në prag pensioni
Më herët ai ka qenë dhe drejtuesi i Këshillit Bashkiak të Korçës, për 4 vite, para se të bëhej kryebashkiak, teksa ka punuar edhe për 29 vite si kryeinxhinier i ndërmarrjes së frigoriferëve në Korçë.
Vitet e fundit, Kotmilojetonte në varfëri, ku jetonte i vetëm në banesën e tij të vjetër dhe ushqimin e siguronte nga një fondacion në Korçë.












