Që prej daljes së tij nga shtëpia e Big Brother, Luizin e kemi parë një frekuentues të rregullt të “Arka Art Hotel”, dhe me të drejtë.
Luizi ka treguar se tashmë është rezident në një nga lagjet më luksoze të Tiranës, pikërisht te “Kodra e Diellit”. Si duket, banesa për të cilën më herët këngëtari tha se kishte blerë, ndodhet pikërisht në këtë lagje.
“Jam këtu në ambientet e Arka Hotel. Hoteli i cili më ka mirëpritur që nga dita e parë që kam dalë nga shtëpia e Big Brother Vip. Shërbimi ka qenë fantastik, stafi i jashtëzakonshëm, gjithçka ishte thjesht perfekte. Dhe jam shumë mirënjohës dhe falenderues dhe duke marrë parasysh se unë do jem edhe rezident në këtë lagje, pra te “Kodra e Diellit” unë do vazhdoj të jem klienti i rregullt i këtij hoteli i ambienteve të tij, i restoranteve, SPA, palestrës e të tjera”, dëgjohet të thotë Luizi.












