Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka marrë pjesë ditën e sotme për herë të parë në një seancë gjyqësore ndaj tij.
Ai është shfaqur në “kafaz” bashkë me ish-deputetin socialist, Alqi Bllako në seancën e sotme në GJKKO të cilët nëpërmjet avokatëve mbrojtës po lexohen konkluzionet përfundimtare për inceneratorin e Elbasanit. Ajo që bie në sy është “look-u” (pamja) e re e Lefter Kokes i cili është shfaqur me mjekër.
Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK. Ndaj tij janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë te Fierit. SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin që me aplikim të gjykimit të shkurtuar, nëse shpallet fajtor, do të dënohet 6.8 vite.












