Si asnjëherë tjetër, analisti Lorenc Vangjeli shkoi në studion e “Opinion” me një thupër dhe me disa gurë.
Vangjeli iu referuar rastit të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Sipas analistit, thupra dhe gurët simbolizojnë drejtësinë si në Jemen, Sudan, Irak etj, ku bëhen gjykime popullore dhe nuk pritet vendimi i drejtësisë në përfundim.
Lorenc Vangjeli: “Është thupër kurse këta janë gurë. Ajo është thupra me të cilën unë dua të rrah Ilir Beqajn…Njësoj si në Sudan, si në Irak, si në Jemen, sepse unë lexoj portale. Ne shqiptarët jemi të padururar. Përpara se ta thotë fjalën drejtësia e themi ne. Me gurë do ta vrasim. Kjo është urrejtja jonë. Unë dua që të shplaj shpirtin si kori i madh i njerëzve. Kemi juristë popullorë që e kanë dhënë verdiktin, unë dua të jem si ta, të them që e urrej“












