Të gjithë fansat e Luiz Ejllit dhe ndjekësit besnikë të “Big Brother VIP” diten e djeshme vunë re një ndryshim të papritur që ndodhi në Instagramin zyrtar të këngëtarit.
Kështu, ky profil fillimisht pasditen e djeshme ndryshoi emrin në Ina Ejlli, që është motra e Luizit, po ashtu edhe foton e profilit. Në këtë “luftë për imazhin” e këngëtarit secili dha versionin e tij, sot Instagramit të Luizit iu dha “goditja” përfundimtare.
Faqja e tij zyrtare e Instagramit me më shumë se 600 mijë ndjekës sot është zhdukur dhe nuk ekziston më. Luizit i është mbyllur llogaria, por nuk dihet nëse ky vendim është marrë nga motra dhe familjarët e tij, apo nga sulmet për t’i vjedhur profilin e shkodranit.
Ky gabim është i pafalshëm pasi Luizi me profilin e tij zyrtar në Instagram mund të fitonte mijëra euro nga reklamat dhe bizneset të ndryshme që kanë shfaqur një interesim të jashtëzakonshëm.












