As kandidati për kryetar Bashkie për Tiranën, Belind Këlliçi nuk i ka shpëtuar sfidës më të re në “TikTok”, ku dikush e pyet dhe ai është i detyruar që të japë disa përgjigje të shpejta përmes të cilave zbulon dhe se çfarë i pëlqen atij.
Nga pëlqimi i tij për Luizin, te ushqimi i preferuar që është pica dhe deri te superfuqia që Këlliçi do të donte të kishte e cila është që ai dëshiron të ishte si Batman për zhdukur trafikun në kryeqytet.
Gjithashtu, deputeti zbuloi dhe talentin e tij të fshehur, që është një gjysmë psikolog. Dhe në fund për mbylljen e kësaj sfide Këlliçi u pyet “Fitore apo fitore?” të cilës ju përgjigj: Fitore me Luizin!, duke “vjedhur” kështu edhe zemrat e fansave të këngëtarit në Big Brother Vip.
Pyetje: Luizi apo Oltën në Big Brother?
Këlliçi: Me Luizin pa diskutim, fitore…fitore….












