“Do i jap një përgjigje që ajo do të jetë e detyruar o të ndërrojë profesion ose shtet”. Kështu tha Luizi për motrën e Olta Gixharit pasi pa që ajo kishte thënë se marrëdhënia mes tij dhe Kiarës nuk do të funksiononte jashtë.
Në lidhje me deklaratën e këngëtarit, Gera tha se kërcënimet e Luizit nuk kanë asnjë vlerë dhe se nuk është trembur as nga burra më të fortë e më të pushtetshëm se ai.
“Kërcënimet janë pjesë e lojës së Luizit. Ai është natyrë që vetëm kërcënon dhe intimidon banorët që janë aty. E kemi parë tashmë se kërcënimet e tij nuk kanë asnjë lloj vlere. Unë nuk jam trembur me burra më të fortë e më të pushtetshëm jo nga Luizi që Luizi e para punës të blejë një shtëpi një herë të fusi kokën e të zërë e gruan“, u shpreh Gerta Gixhari.












