Banorët e “Big Brother VIP 2” po komentohen kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.
Gjatë bisedës me Nitën, Armaldon dhe Tanin, Luizi u shpreh se momenti më pikant i tij në Big Brother ishte takimi me babain e Kiarës.
“Më ngeli në mendje që babai i Kiarës më tha ‘Çapacul’. Ka një kategori njerëzish që tërhiqen nga epitetet tona, por ne mund të bëjmë akoma më mirë. Nuk mund tu japim njerëzve ‘material’ me fjalët dhe epitetet tona që baltosin edhe vetë formatin. Nuk është ndërrim loje, por i kam bërë thirrje vetes, ki kujdes si u drejtohesh njerëzve, momentin dhe personin që ke përballë”, tha Luizi.












