Gjatë spektaklit të kaluar të Big Brother VIP Albania nuk kanë munguar debatet e forta mes banorëve. Efi, Kiara dhe Luizi, tre miqtë që tashmë duket se janë kthyer në armiq me njëri-tjetrin kanë diskutuar me tone të ashpra mes tyre jo vetëm gjatë prime-t, por edhe pas tij.
E menjëherë pas këtij diskutimi të ashpër, Kiara është larguar dhe është përlotur duke i thënë Luizit se ajo nuk mundet të vazhdojë më këtë lojë. Këngëtari i tha Kiarës se nëse ajo do, ai e bën Efin që të marrë valixhet dhe të largohet nga shtëpia.
“Nëse ti do që unë me e bo atë vajzë me marr valixhet e me dal, nëse do ta marr hakun unë ta marr por ti nuk shkon në finale. Unë dua të marr hakun e këtyre lotëve s’më intereson gjë tjetër. Nëse ti do të marr hakun ta marr shumë thjeshtë që sonte. Nëse ti do të shkosh në finale, bëj ballë gjithë shtëpisë që e kundër. Ata nuk i meritojne lotet e tua”, tha Luizi,












