Luiz Ejlli ka dy ditë që nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe këto shqetësime i ka ndarë me disa nga banorët, duke u shprehur që ka dhimbje të vazhdueshme koke. Luizit i ka qëndruar pranë aktorja Olta Gixhari, partnerja e tij në lojën ‘siameze’, e cila detyron banorët që të qëndrojnë si një person i vetëm, brenda një bluze.
Lidhur me këtë, Luizi e ka pyetur Kiaren se si nuk e ka pyetur se si është me shendet, kurse Kiara i ka kthyer përgjigje duke i thënë se këtë punë ka ai, të mbuloj kokën me batanije.
”Si nuk erdhe të më pyesësh gjatë gjithë dites se si jam” i tha Luizi Kiares, ndërsa ajo u kthye: ”Ti këtë punë ke cdo dy ditë të mbulosh kokën me batanije”. Kjo përgjigje menefregiste e preku shumë Luizin i cili u mërzit me Kiarën.












