Një tjetër bisedë e Kiarës dhe Luizit ka tërhequr vëmendjen. ‘Rolet’ janë po të njejta. Luizi i shpreh ndjenjat, duke pritur një përgjigje. Kiara nga ana tjetër, as nuk e pranon, por as nuk e refuzon.
Mbrëmjen e djeshme këngëtari i thotë se “ka frikë se duke e ditur se sa shumë ndjen ai për të, ajo do ta përdorë atë shumë bukur, jo në mënyrë shfrytëzuese”.
Kiara përgjigjet: “Nuk je as i pari dhe as i fundit”. Luizi ndryshoi mimikën e fytyrës, pasi u gjend më konfuz pas kësaj përgjigjeje. Por Kiara i thotë se e tha gabimisht dhe nuk është dakord që Luizi mërzitet kaq shpejt.












