Fituesi i ‘Big Brother VIP’ Luiz Ejlli vijon të mbetet ende një nga personat me më shumë shikueshmëri në rrjetet sociale e padyshim më i dashuri nga publiku.
Në vazhdën e projekteve muzikore dhe koncerteve brenda dhe jashtë Shqipërisë, Luizi së bashku me disa prej banorëve të ‘Big Brother’ është përfolur se do të kenë një projekt tjetër gjigand. Bëhet fjalë për një film qe do te vije se shpejti per publikun shqiptar. Së fundmi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram Luizi ka postuar një foto me Oltën.
Të dy shihen me fleta skenari në duar, ndërkohë që këngëtari ka shkruar thjesht: “Filloi!”. Gjithashtu eshte zbuluar se Luizi dhe Olta do te kene ne film rolin “burre e grua”.












