Fansat e Luizit janë indinjuar shumë nga sjellja e ftohtë e Kiarës, pasi kjo e fundit nuk po tregon kujdes për Luizin, i cili ka dhimbje të forta koke dhe nuk ndihet mirë.
“Luizi sëmurë Kiara qesh. Më shumë po kujdeset Olta për Luizin se sa Kiara. Turp!”, këto janë disa nga komentet e ndjekësve të BBV në rrjetet sociale në lidhje me situatën në shtëpi. Por duket se sfida e ka larguar çiftimin Kiara-Luiz, pasi kjo e fundit nuk ka treguar interes për Luizin, i cili vuan nga dhumbja e kokës. Kiara nuk e ka marrë seriozisht sëmundjen e Luizit. Edhe pse ai I ka thënë që është keq, Kiara ka vazhduar batutat dhe lojërat në shtëpi.
“Ai (Luizi) çdo 2 ditë këtë punë ka”, ka thënë ndër të tjera Kiara duke u tallur me semundjen e Luizit.












