Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Si çdo herë tjetër edhe kësaj radhe, u fol për nominimet në shtëpi. Luiz Ejlli dhe Kiara Tito e nisën ditën bashkë sot dhe një ndër bisedat e para, ishte pikërisht televotimi i kësaj jave.Këngëtari tha se sot rrezikon të dalë Jori Delli ose Nita Latifi. Për këtë të fundit, e ka thënë shpesh herë që mund të dalë pasi e do jashtë shtëpisë, me idenë që Nita nuk ka çfarë i jep më këtij formati.
Ndërsa për Jorin, ndonëse ajo është shumë positive dhe me Luizin shkon shumë mirë, ai e sheh atë si të rrezikuar, duke qenë se të tjerët janë lojtarë të fortë.












