Manchester City ka njoftuar hapjen e Shkollës së Futbollit në vendin tonë. Në faqen zyrtare të klubit kampion Evrope në fuqi lexohet se kjo shkollë e re futbolli, që do të ndërtohet në Durrës, do të nisë rrugëtimin në vjeshtën e këtij viti.
Kryeministri Edi Rama ndau sot lajmin e deklarimit zyrtar të fillimit të rrugëtimit të shkollës së kampionëve të Manchester City-it në Shqipëri. Rama tha se brenda pranverës do të hapim kantierin në Durrës, ku do të kemi një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it.
“LAJM I BUKUR deklarimi zyrtar i fillimit të rrugëtimit të shkollës së kampionëve të Manchester City-it në Shqipëri. Procesi është gati pas një pune të përbashkët dhe projekti i kampusit është gati gjithashtu. Brenda pranverës do të hapim kantierin në Durrës, ku do të kemi një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it nëpër botë”, shkruan Rama.












