Pas 50 ditësh, me mot të paqëndrueshëm, stuhi dhe përmbytje, anticikloni afrikan tashmë është shtrirë në Mesdheun qendror dhe perëndimor.
Ekspertët e “iLMeteo.it” i kanë vënë emrin “Scipio” kësaj rryme të nxehtë që po zgjerohet nga Algjeria drejt Italisë. Rajoni më i prekur do të jetë Sardenja, ku termometri pritet të shënojë 40 gradë Celsius. Gjithashtu edhe zonat e ulta të Shqipërisë do të preken nga i nxehti afrikan.
Për këtë javë vlen për t’u theksuar rritja e ndjeshme e temperaturave si në vlerat minimale por kryesisht ato të mesditës me vlera deri në 37-40 grad celcius. I nxehti përvëlues pritet të mbërrijë në Shqiperi në mes të javës së ardhshme dhe temperaturat e larta do të ndihen kryesisht në zonat e ulëta dhe bregdetare.












