Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj ka komentuar humbjen katastrofë të opozitës në zgjedhjet e 14 majit. Xhaferaj u shpreh se duhet të ndryshojë lokomotiva e trenit opozitar, pasi me Berishën në krye PD nuk mund të arrihet fitorja.
“Zoti Berisha me të shkuarën e tij nuk përbën perspektivë për të ardhmen. Mesazhi është i qartë, duhet të ndryshojë lokomotiva e trenit opozitar. Unë e kam thënë, me Berishën në krye, kjo punë nuk bëhet, por edhe pa Berishën nuk bëhet. Berisha mund të jetë vagon. Ne na duhet lidership që të projektojë një marrëdhënie tjetër me ndërkombëtar. Duhet lidership i ri”, tha Xhaferraj.
Pyetje: A ka vend për rikthimin e Bashës? “Në mënyrë të padiskutueshme Basha ka vendin e tij për të luajtur. Edhe grupimi jonë ka marrë ato rezultate, ne mund të jemi pjesë e një zgjidhje përtej nesh. Na duhet lidership i ri”, tha Xhaferraj.












