Më 26 maj 1996 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare që përfunduan me një proteste masive të shqiptarëve për të kundërshtuar vjedhjen e zgjedhjeve.
Protestat u mbyllen me dhunë. Mes atyre që u dhunuan barbarisht nga policia dhe SHIK-u në Sheshin Skënderbeu, ku kishin dalë për të protestuar ishte edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
“Fati im i vetëm që më dërguan te komisariati numër 1, sepse po të qëllonte te me mbanin në makinat e policisë, do të shkonte ndryshe. Nga këto ambiente, pastaj dikush merrej në pyetje dhe dikush tjetër dërgohej në burg. Kam parë në qeli edhe shumë gra që merreshin nga protesta, mes tyre edhe gazetare apo gazetare. Qëllimi i vetëm yni, u njerëzve që protestonim dhe u rrahëm barbarisht, ishte të mos pranonim vjedhjen e zgjedhjeve. Dhe ata qe na rrihnin ishin të gjithë krerët politikë të Partisë Demokratike nëpër komisariate. Ishin ata që godisnin njerëzit. Unë mund të them se kam shpëtuar mirë me brinjë të thyera, sepse në atë ngjarje njerëzit janë goditur dhe masakruar me leva dhe mjete të tjera”- u shpreh Blendi Gonxhja












