Dje u zhvillua një emision i improvizuar “Big Brother Radio”. Banorët diskutuan tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, e deri te debatet e forta.
Armaldo i cili një herë afrohej me Luizin, e një herë me Oltën, sot sqaron një herë e mirë pozicionin e tij në shtëpinë e Big Brotherit.
“Përsa i përket Oltës nuk e kuptoj pse është ky perceptim. Unë edhe para debatit me Luizin, këtë raport kam patur me Oltën. Unë kam qenë gjithmonë në bisedime edhe me ata, edhe me ata të dy (Luizin dhe Oltën). Në momentin që Luizi ka qenë i rënduar, unë i mora vajzat dhe thashë hajde ta ngremë, sepse ai nuk duhet të bjerë. Të njëjtën gjë kam bërë edhe me Oltën, kur ajo ishte e demoralizuar te pishina. Ne jemi këtu të tregojmë forcën tonë para të gjithë teleshikuesve. Ky ka qenë vendi ku unë kam dashur të jem. Unë kam luajtur me një mjet me dy presa. Unë e zgjodha vetë këtë rrugë për të treguar që unë në këtë lojë nuk jam me asnjërin pavarësisht si më shohin banorët, publiku mund të më shohë ndryshe”- tha Armaldo.












