Policia e Tiranës ka nisur një aksion për identifikimin dhe gjobitjen e shoferëve që shkelin normat e shpejtësisë.
Gjatë aksionit janë proceduar penalisht rreth 70 shofere, disa prej të cilëve janë kapur duke lëvizur me shpejtësi skëterrë deri në 177 km/h. Policia i ka ndëshkuar me gjoba të rënda duke varjuar nga 100 deri në 400 mijë lekë të vjetra.
Gjithashtu, duke konsideruar impaktin negativ që shumë të rinj japin në rrjetet sociale, duke publikuar shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht shpejtësitë mbi normat e lejuara, garat e shpejtësisë dhe përdorimin e celularit, po vijon puna për identifikimin dhe procedimin e tyre, sipas shkeljeve të kryera.
Angazhimi i policisë vjen vetëm pak ditë pas aksident tragjik në dalje të Tiranës, ku për shkak të shpejtësisë së lartë humbën jetën një djalë dhe dy vajza të reja.












