Aktori Petrit Malaj në një rrëfim të ndier ka zbuluar sakrificat që ka bërë për familjen e tij dhe ka dhënë ndër të tjera një mesazh të vyer për të rinjtë sot.
Në një intervistë për gazetaren Erjona Rusi, Malaj është shprehur se dikur për të mbajtur familjen dhe për të rritur fëmijët ka punuar shofer.
“Sot, njerëzit shkojnë deri në mburrje kur nuk shprehin dashurinë ndaj gruas. Disa thonë gruaja ka punën e saj, unë kam punën time. Ne nuk jemi kështu. Ne jemi bashkë. Ne jetojmë bashkë. Kemi rritur fëmijët me mund, me sakrificë. Kam punuar shofer unë për ata fëmijë”, tha Petrit Malaj












