Valeria Rakaj, e cila ka dhënë mësim në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Shkodër lëndët kimi dhe biologji, zbuloi për herë të parë disa detaje nga jeta e Luizit gjatë arsimimit.
Ajo tregoi se Luiz Ejlli ka qenë nxënës të shkëlqyer për të cilët janë krenuar. Mësuesja u shpreh e Luizi ka qenë një ndër më të veçantit e shkollës, ku me humorin e tij dhe zgjuarsinë arrinte të fitonte zemrat e të gjithëve. Madje në mbrëmjen e maturës ai ka imituar mësuesit e shkollës, dhe sa herë shihnin grupe nxënësish duke qeshur nga mbrapa fshihej Luizi.
“Luizi ishte një ndër të veçantit e shkollës dhe është shumë i zgjuar dhe i dashur. Me një humor që po e tregon, me batuta e të gjitha. Të gjitha i ka pasur, madje të trashëguara sepse nëna e tij ka punuar me ne tek konvikti i shkollës dhe kishte humor. Asaj i shkonte çdo gjë. Ai ngaqë kishte humor dhe ishte kudo ku ishin njerëzit. I shihnim duke qeshur të mbledhur nxënësit dhe e dinim që po i bënte Luzi për të qeshur. Në mbrëmjen e maturës së klasës së Luizit, imitoi mësuesit me lezet dhe dashamirësi”, u shpreh mesuesja e Luizit.












